Skandal te Ajaxi, legjenda e klubit largohet pasi u raportua për ngacmime seksuale ndaj kolegeve

  • S.A /
  • 07 February 2022 - 11:01
Skandal te Ajaxi, legjenda e klubit largohet pasi u raportua për ngacmime seksuale ndaj kolegeve

Marc Overmars nuk është më drejtor teknik i Ajaxit, pasi ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e tij. Legjenda holandeze ka pasur shumë suksese në këtë pozitë, por ka ndodhur një skandal tek gjiganti holandez që ka bërë deri tek dorëheqja e Overmars. 48-vjeçari ka lënë pozitën e tij pasi ka pranuar se ka ngacmuar seksualisht koleget që janë në klub.Ka qenë vet ish-sulmuesi holandez që ka pranuar se u ka dërguar mesazhe të papërshtatshme kolegeve femra në klub.“Më vjen turp. Javën e kaluar u përballa me raporte për sjelljen time dhe si u ka ardhur kjo tek të tjerët. Fatkeqësisht, nuk e kuptova që po e kaloja kufirin me këtë, por kjo mu bë e qartë ditëve të fundit”.

“Papritmas ndjeva një presion të madh, kërkoj falje, sigurisht për dikë në pozicionin tim, kjo sjellje është e papranueshme”. “Tani e shoh edhe këtë gabim, por është tepër vonë.Nuk shoh asnjë mundësi tjetër përveç largimit nga Ajaxi”. “Kjo gjithashtu ka një ndikim të madh në situatën time private. Prandaj u kërkoj të gjithëve të më lënë mua dhe familjen time të vetëm”, deklaroi Overmars. Edhe Ajaxi ka dalë me një njoftim zyrtar për largimin e legjendës së klubit nga posti i drejtorit teknik. “Overmars e mori këtë vendim pas diskutimeve të ditëve të fundit. Një sërë mesazhesh të papërshtatshme dërguar disa kolegeve femra për një periudhë të gjatë kohora qëndron në themel të vendimit të tij për t’u larguar nga klubi”, thuhej ndër të tjera në komunikatën e Ajaxit.

(Kosova Sot Online )