Verratti flet për “kërcënimet” e Ancelottit ndaj tij në PSG

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 17:16
Verratti flet për “kërcënimet” e Ancelottit ndaj tij në PSG

Ylli i Italisë, Marco verratti ka treguar se pse e kishte kërcënuar Carlo Ancelotti se do ta linte në bankën rezervë në PSG dhe ka diskutuar për zhvillimin e taktikave të tij nën urdhrat e Mauricio Pochettinos.

Ish ylli i Pescaras konsiderohet si njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë dhe është njëri prej lojtarëve me më përvojë në zhveshtorën e PSG-së prej që u zhvendos në Francë më 2012, madje duke dëbuat para se ta bëjë këtë në Serie A.

Ai ka një listë të gjatë të trajnerëve që i pëlqejnë, përfshirë këtu trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola me të cilin ai thotë se ka rënë në “dashuri” meVarrattin pas takimit në Ligën e Kampionëve me gjigantët e Ligue 1 dhe PSG në shtator të vitit 2021.

Në atë ndeshje, Pochettino luajti me Varrattin me thëllë në mesfushë. Si ishte për të luajtur në atë rolë.

“Në këtë pozitë, ju jeni gjithmonë në presionin e parë”, tha Verratti për L’Equipe. “Është e rëndësishme të dini si ta menaxhoni topin dhe të jeni të aftë ta pasoni atë, ta kontrolloni ndeshjen. Sa më shumë që keni topin, aq më pak do t’i ekspozoheni rrezikut dhe më shumë do të arrini që të rrezikoni portën e kundërshtarit duke krijuar. Pas kësaj, këtu bëhet dallimi në mes të skuadrave dhe kjo është ajo se si shihet pozita e numrit gjashtë”.

Megjithatë, jo të gjithë trajnerët janë të lumtur kur Verratti ka marrë rreziqe të tilla. Kjo vlen për Carlo Ancelottin, i cili, në vitin 2012, e kishte kërcënuar Verrattin se do ta linte në bankë në ndeshjen kundër Portos në Ligën e Kampionëve.

“Ai me tha: ‘Marco, të lutëm, kur jeni të zënë, mbyllni sytë dhe goditni topin sa më larg që të mundeni’. Pastaj, më vonë, ai me tha: ‘Oki, Marco, bëjë çfarë të duash për shkak se e di mënyrën si luan. Ose po të lë në bankë apo të lë kështu si je, për shkak se ti kurrë nuk ndryshon’”.

“Unë kënaqem duke e parë futbollin si një sport të bukur kolektiv”, tha italiani.

“Nuk më intereson kush shënon. Ne mund të fitojmë së bashku dhe secili nga ne duhet ta bëjë këtë për ta arritur fitoren. Kontributi i imë është që ta bëjë skuadrën të luajë bukur, t’i jap atyre qetësi, të përpiqem që të rikuperojë topat e humbur të lojtarëve tjerë të skuadrës”.

(Kosova Sot Online)