
Zouma dënohet me 250,000 funte dhe i merren macet

RSPCA (Shoqata mbretërore për parandalimin e dhunës ndaj kafshëve), ka marrë nën kujdesin e tyre të dy macet e Kurt Zouma ndërsa hetimet vazhdojnë pasi ylli i West Ham u filmua duke shkelmuar dhe goditur njërën prej tyre në një video të postuar në rrjetet sociale.
Pamjet shqetësuese u shfaqën më 7 shkurt, me një klip që tregonte francezin duke abuzuar me kafshën e tij, duke e shkelmuar kafshën në dyshemenë e kuzhinës, përpara se ta godiste ndërsa ajo përpiqej të largohej.
(Kosova Sot Online)