
Saka bëhet problem për Arsenalin

Arsenal mund të vuajnë për të nënshkruar kontratë të re me Bukayo Saka nëse dështojnë që të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve. Edhe transferët e mëdha për ta do të jenë problem, pasi që lojtarë të tillë si Alexander Isak dëshirojnë që të luajnë në garën kryesore europiane
Arsenali përballët me kompletimin e disa marrëveshje me skuadër – përfshirë këtu edhe nënshkrimin e një kontrate të re me Bukayo Saka – e cila mund të dështojë nëse ata nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Topxhinjtë do të përballën me këtë problem gjatë verës, me dy sulmues të rinj që duhet të transferohen, një mesfushorë qendrorë dhe një mbrojtës i djathtë që janë në listë të MIkel Artetas.
Siç shkruan Sportsmail, zgjatja e kontratës për disa vite e Saka po ashtu është bërë prioritet për skuadrën nga Emirates Stadium.
Por, ka pasur disa shqetësime pasi që përmirësimi i skuadrës do të varët nëse ata do të luajnë në Ligën e kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Në relacion me Saka: ka shqetësime se zgjatja e kontratës së tanishme e anglezit, e cila skadon më 2024, do të bëhet shumë më e vështirë nëse Arsenali dështon përsëri që të përfundojë në top katër këtë sezon, transmeton GazetaExpress.
Saka shihet si njëri prej futbollistëve më të mirë në botë në tërë kontinentin dhe zhvillimi i tij monitorohet nga afër nga disa klube. Liverpool dhe Manchester United janë dy skuadrat që tashmë janë lidhur me transferimin e 20 vjeçarit.
Arsenali pritet që t’i ofrojë Sakas një rritje të madhe page nga sa ka momentalisht, për momentin ai paguhet 35 000 funte në javë, duke e vendosur atë në linjë me futbollistët që fitojnë shumë në Arsenal. Por, paratë nuk duket që do të jenë faktor detërminues kur Saka do të vendos që të nënshkruajë kontratën e re.
Shokët e tij nga Kombëtarja si: Jadon Sancho, Phil Foden, të dy 21 vjeçar, dhe Jude Bellingham (18), të gjithë kanë përvojë në Ligën e Kampionëve deri me tani – Saka, i cili ka moshë të njëjtë me ta, ende nuk ka luajtur në garën më të madhe në Europe.
Lejimi në dy vite të fundit të kontratës së tij do të ishte një rrezik i madh për Topxhinjtë, një skenar që ata dëshirojnë ta shmangin. Por, ata ende shpresojnë që ta zgjasin kontratën më të duke u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri.
(Kosova Sot Online)