Anelka: Mbappe do të luajë për Real Madridin vitin e ardhshëm

  • A.P /
  • 10 February 2022 - 18:30
Anelka: Mbappe do të luajë për Real Madridin vitin e ardhshëm

Ish sulmuesi i Real Madridit, Nicolas Anelka ka shprehur besimin e tij që Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germain për t;ju bashkuar Los Blancos në verë

Kontrata e Mbappes me PSG skadon në qershor, por dy palët ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për zgjatjen e saj dhe francezi pritet që të jetë lojtar i lirë në korrik. Në anën tjetër, Real Madridi pritet të përballet me Parisin në rrethin e 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve.

“Do të jetë një ndeshje speciale”, tha Anelka për Marca.

“Të gjithë thonë se ai do të shkojë në Real Madrid. Ai dëshiron të tregojë se mund ta bëj dallimin në Madrid ashtu si është parashikuar?”.

“Është e mundshme që ai dëshiron që me fitore të largohet nga PSG para se të shkojë në Madrid, por e vërteta është që unë nuk e di se çfarë është duke menduar ai”.

Ajo çfarë mund të them në përgjithësi është se kur një lojtar dëshiron të largohet i lirë, largohet…nëse ai do të dëshironte të qëndronte tashmë kishte nënshkruar rinovimin e kontratës së tij. Mendoj se ai do të jetë lojtar i Real Madridit vitin tjetër, transmeton GazetaExpress.  

Anelka ka analizuar edhe ndeshjen e radhës ndërmjet Real Madrid-PSG dhe ka shpjeguar se pse Real Madridi është në epërsi para skuadrës së Ligue 1.

“Mund të jetë një finale e hershme”, shtoi Anelka.

“Dy skuadra të mëdha, dy klube të mëdha. I jap Madridit një avantazh të vogël për shkak se ata kanë më shumë përvojë. Kur vinë momente të tilla, ata gjithmonë janë një skuadër shumë e fortë. Por, PSG kanë lojtarë të jashtëzakonshëm kështu që edhe ata mund të marrin rezultat të mirë”.

“Aty ka shumë lojtar kualitativ që unë nuk e di se cili do të jetë më i mirë. Benzema, Vinicous, Messi dhe Mbappe, të cilët mund të luajnë në Madrid”.

“Do të jetë një ndeshje shumë e barabartë. Aty kemi edhe dy trajner të mëdhenj, kështu që do të jetë edhe një ndeshje shumë taktike. Ne duhet të shohim se si do t’i qaset Madridi ndeshjes: nëse ata do të jenë më dominues në mbrojtje apo do të luajnë në sulm si në Spanjë”.

Messi ende nuk i ka treguar pritjet në PSG, duke shënuar vetëm dy gola në ligën e Francës, por Anelkla beson që yllit argjentinas i duhet më shumë kohë që të përshtatet në ambientin e ri.

“Messi ishte në Barcelonë tërë jetën e tij dhe nuk është lehtë që të adaptohesh në një ambient tërësisht të ri”, theksoi Anelka.

“Nuk besoj se ai ka dashur të largohet nga Barcelona. Ai u detyrua të largohet nga aty dhe nuk ishte e lehtë për të. Është diçka e re për, por Messi është Messi dhe në ndeshje të tilla ai tregon se sa lojtar i madh është dhe mendoj që ai do të luajë një ndeshje të mirë kundër Madridit”. 

(Kosova Sot Online)