Gruaja e Valon Behramit e fiton të artën në Lojërat Olimpike Dimërore

  • A.P /
  • 11 February 2022 - 16:29
Gruaja e Valon Behramit e fiton të artën në Lojërat Olimpike Dimërore

Gruaja e Valon Behramit, Lara Gut-Behrami e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pekin.

Ajo në Super-G la prapa të gjithë duke u shpallur kampione olimpike.

Ndryshe Lara Gut-Behrami e ka fituar edhe medaljen e bronztë në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Në mediat zvicerane ka optimizëm se ajo do të jetë në podium edhe në disiplinën e lëshimit, duke e përmbyllur kështu Olimpiadën Dimërore me tri medalje gjithsej. 


(Kosova Sot Online)