Loriana kualifikohet në finale

  • A.P /
  • 13 February 2022 - 15:17
Loriana kualifikohet në finale

Loriana Kuka është kualifikuar në finalen e European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinën.

Kuka në gjysmëfinale mposhti xhudisten kroate, Petrunjela Pavic me Waza-ari pas Golden Score.

Gjatë duelit, Kuka madje e gjakosi kundërshtaren në ballë, e cila më pas u detyrua të merrte ndihmën e parë

Kuka në çerekfinale e mposhti xhudisten holandeze, Lieke Derks me IPPON.

Loriana raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mundi xhudisten turke, Serdem Daharli. Ajo po garon në kategorinë deri në 78 kilogramë.

(Kosova Sot Online)