Da’Quan Cook nënshkruan me Sigal Prishtinën

  • A.P /
  • 18 February 2022 - 17:41
Da’Quan Cook nënshkruan me Sigal Prishtinën

Qendra amerikane, 206cm është transferuar në Sigal Prishtina

Ai pritet të jetë forcë shtesë nën koshin kryeqytetas me një përvojë të madhe në Evropë, Amerikë, Afrikë dhe Azi.

Cook, 34 vjeç ka qenë pjesë e skuadrave nga Franca, Kanadaja, Bullgaria, Kazakistani, Kina, Katari dhe së fundmi në Arabi Saudite.

Me skuadrën Al-Khor ka luajtur me mesatare prej 17.2 pikëve, 7.7 kërcimeve, kurse në Kinë te skuadra Anhui, për 21 ndeshje pati mesatare prej 17.1 pikësh dhe 15 kërcimesh.

 Paraqitje të mira ka pasur edhe në Kanada ku për 36 ndeshje me Niagara River Lions arriti mesatare prej 13.2 pikëve dhe 6.8 kërcimeve.

(Kosova Sot Online)