Juventus i kërkon Atleticos zbritje të madhe çmimi për Moratan

  • A.P /
  • 25 February 2022 - 22:53
Juventus i kërkon Atleticos zbritje të madhe çmimi për Moratan

Sipas raporteve të fundit, Juventusi janë gati që ta blejnë Alvaro Moratan nga Atletico Madridi, por për një shumë më të vogël se sa çmimi që ata ishin pajtuar më të.

29 vjeçari ju bashkua Juves në verën e vitit 2020 në një marrëveshje dy vjeçare me çmim 20 milionë euro plus opsionin për ta blerë atë në qershorin e vitit 2022 për 35 milionë euro.

Spanjolli ka bërë 34 paraqitje këtë sezon në fanellën e Juves dhe ka shënuar tetë gola dhe ka bërë gjashtë asiste.

Ai është i lumtur që të rrijë në skuadër, sidomos pasi që gruaja e tij është italiane, pasi që negociatat me Barcelonën dështuan në janar.

Calciomercato.com shkruan se Juventusi i ka thënë Atletico Madridit se ata janë gati ta blejnë kartonin e Moratas por për këtë kërkojnë një zbritje të madhe të çmimit se sa ishte kontrata fillestare.

Propozimi që ata kanë dhënë për sulmuesin është diku 15 milionë euro plus bonuse sipas paraqitjes, më pak se gjysmë e shumës së kërkuar 35 milionë euro.

Negociata tjera pritet që të bëhen, por Juve beson që Atletico Madrid nuk e dëshiron kthimin e Moratas dhe klubi po vuan për të gjetur blerës tjerë për të që e japin këtë shumë të parave. 


(Kosova Sot Online)