Befason e dashura e Ronaldos: Milionat i kam bërë vetë, s’mi ka dhënë Cristiano

  • A.P /
  • 27 February 2022 - 09:19
Befason e dashura e Ronaldos: Milionat i kam bërë vetë, s’mi ka dhënë Cristiano

Georgina Rodriguez e pranon se të qenit e dashura e Cristiano Ronaldos mund të ketë shumë benefite.

Mirëpo, bukuroshja argjentinae insiston se paratë që i ka, ajo i ka fituar vetë.

Bukuroshja zeshkane po ashtu ka zbuluar se i ka milionat në bankë.

“Jam krenare se si e kam menaxhuar karrierën time”, dekaroi ajo për “Forbes Spain”

Georgina është vetëm një muaj larg lindjes së binjakëve.

Ajo para se të njihej me Ronaldon kishte punuar në një dyqan ku paguhej 10 funte në orë.

“Është e vërtetë që gjërat kanë shkuar mirë për mua në vitet e fundit, por unë kam punuar shumë dhe kam ditur se si ta përdor kohën time dhe rrjetet sociale”, kishte thënë ajo në spektaklin e Netflix, “I Am Georgina”, ku kishte folur për bashkëjetesën me sulmuesin e Manchester United.

Georgina Rodriguez Arrives At Venice Film Festival 2020 *** Local Caption *** .

“Shkova në punë me autobus dhe u largova me një Bugatti. Kam kaluar nga shitja e artikujve luksoz në veshjen e tyre në tapetin e kuq. Kam miliona ndjekës dhe jam gruaja e mashkullit më të famshem në botë”

“Herën e parë që shkova në shtëpinë e Cristianos, humbja sa herë shkoja në kuzhinë për ujë. Ndonjëherë më duhej gjysmë ore për t’u kthyer te dhoma e ndenjes, sepse nuk e dija rrugën”, shpjegon ajo.

(Kosova Sot Online)