
Sportistët ukrainas i bashkohen ushtrisë në luftën me Rusinë

Më pak se dy javë më parë, Dmytro Pidruchnyi po garonte në Lojërat Olimpike Dimërore me ngjyrat kombëtare të Ukrainës. Tani ai ka veshur një uniformë ushtarake dhe po i ndihmon vendit të tij në luftën ndaj Rusisë.
Ai u kthye në shtëpi nga Pekini javën e kaluar, pak para se Rusia të fillonte pushtimin e Ukrainës.
“Unë jam aktualisht në qytetin tim të lindjes Ternopil duke shërbyer në Gardën Kombëtare të Ukrainës. Kjo foto është bërë gjatë alarmit të ajrit”, shkroi Pidruchnyi në “Instragam”.
(Kosova Sot Online)