E mësoi lufta në Kosovë, Bersant Celina hap shtëpinë e tij për refugjatët ukrainas

  • A.P /
  • 02 March 2022 - 20:26
E mësoi lufta në Kosovë, Bersant Celina hap shtëpinë e tij për refugjatët ukrainas

Bersant Celina do t’i lejojë refugjatët ukrainas të jetojnë në shtëpinë e tij në Norvegji, pasi mesfushori kosovar kërkon të ndihmojë ata pas luftës që ka filluar atje, me Rusinë që po tenton pushtimin e Ukrainës përmes luftës.

Reprezentuesi i Kosovës ka ofruar shtëpinë e tij të re për refugjatët ukrainas, të cilët mund të jetojnë atje pa paguar qira. Ai tha se kjo ishte ideja e babait të tij,

“Ishte ideja e babait tim. Ai mendoi se do të ishte mirë nëse do ta përdornim për të ndihmuar një familje që duhej të largohej nga Ukraina”, shpjegoi Celina, i cili ishte tre vjeç kur i shpëtoi luftës në Kosovë.

(Kosova Sot Online)