Kampionati ukrainas i vazhdon garat? Kjo ashtë oferta speciale për ta!

  • S.A /
  • 04 March 2022 - 12:43
Kampionati ukrainas i vazhdon garat? Kjo ashtë oferta speciale për ta!

Kampionati ukrainas i futbollit, si krejt aktivitetet sportive në këtë vend janë pezulluar për një kohë shkaku i luftës. Ukrainasit po përballen me agresorin rus, i cili po mundohet ta pushtojë këtë vend, shkruan “Gazeta Express”. Por, italianët e kanë dhënë një propozim rreth futbollit ukrainas. Ata në fakt janë vetëofruar duke e vënë në dispozicion territorin dhe stadiumet e tyre, në mënyrë që të vazhdojnë garat në kampionatin ukrainas.

“Jemi të gatshëm t’i presim garat e kampionatit ukrainas”, theksoi presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina në një intervistë për “Corsera”. Ndër të tjera, ai ka shtuar se është duke punuar për një inciiativë të tillë. Gjithashtu, në xhiron e ardhshme mund të shtyhen për 5 minuta të gjitha ndeshjet në Itali shkaku i shpërthimit të konfliktit ruso-ukrainas. Gravina në fund e ka definuar si një “zgjedhje etike” atë të UEFA-s, ku është zëvendës-president, që ta ndërpresë bashkëpunimin me “Gazprom”. 

(Kosova Sot Online )