Vrapoi për herë të parë në 50km, garuesi afrikan e thyen rekordin botëror

  • A.P /
  • 06 March 2022 - 13:52
Vrapoi për herë të parë në 50km, garuesi afrikan e thyen rekordin botëror

Stephen Mokoka i Afrikës së Jugut, i cili nuk kishte vrapuar kurrë një garë 50 km më parë, theu rekordin botëror të dielën.

Mokoka, 37 vjeç, kaloi vijën e finishit për dy orë, 40 minuta dhe 13 sekonda, duke thyer rekordin e vendosur nga etiopiani Ketema Bekele Negasa (2:42:07) në të njëjtën ngjarje vitin e kaluar.

“Jam i lodhur. Është një rrugë e gjatë dhe nuk e di se si do të ndihem më vonë, por më pëlqeu”, deklaroi Mokoka.

Amelework Fikadu Bosho e Etiopisë dominoi garën e femrave për të përfunduar me një kohë prej 3:04:58, gati katër minuta përpara pjesës tjetër, por 34 sekonda më pak se rekordi botëror. 

(Kosova Sot Online)