Ancelotti: Një natë e paharrueshme, “Hala Madrid”

  • S.A /
  • 10 March 2022 - 11:35
Ancelotti: Një natë e paharrueshme, “Hala Madrid”

Carlo Ancelotti ndihet i lumtur me kualifikimin e Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Trajneri italian i ka përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjen fantastike dhe për përmbysjen që e bënë ndaj Paris Saint-Germainit në fitoren 3:1. Tregolëshi i Karim Benzemas ia mundësoi ekipit spanjoll të shkojë tutje edhe pse për një moment ishte në disavantazh prej dy golash nga përballja e dyfishtë.“Krenaria e këtyre lojtarëve dhe magjia e Bernabeut u bënë bashkë për të na dhuruar një natë të paharrueshme.

Ju falënderoj të gjithëve dhe HALA MADRID”, ka shkruar trajneri italian në rrjetet sociale. Ancelotti u lavdërua për punën që e bëri mbrëmë pasi me instruksionet e tij ishte në gjendje ta përmbyste avantazhin e parisienëve për t’i gëzuar në fund krejt tifozët madrilenë.

( Kosova Sot Online )