Kundërshtari ia fut ndërkëmbëzën, futbollisti e sulmon brutalisht me bërryl në fytyrë

  • S.A /
  • 14 March 2022 - 12:30
Kundërshtari ia fut ndërkëmbëzën, futbollisti e sulmon brutalisht me bërryl në fytyrë

Futbolli tajlandez është rikthyer në arenë boksi.

Në fakt, futbollisti tajlandez Aitsaret Noichaiboon e ka sulmuar brutalisht kundërshtarin e tij, Supasan Ruangsuphanimit në ndeshjen ndërmjet Bangkok FC dhe North Bangkok University FC.

Në fakt, futbollisti Supasan ia futi ndërkëmbëzën kundërshtarit derisa topi po dilte jashtë vijës së fushës.

E Aitsaret u revoltua me veprimin e kundërshtarin dhe i shkoi dhe e sulmoi fizikisht, duke e sulmuar me bërryl në fytyrë, me ç’rast kundërshtari ra në tokë.

(Kosova Sot Online )