Barcelona me emër të ri të stadiumit nga sezoni i ardhshëm

  • A.P /
  • 15 March 2022 - 22:41
Barcelona me emër të ri të stadiumit nga sezoni i ardhshëm

Barcelona ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare sponsorizimi me kompaninë “Spotify”.

Lajmi është bërë i ditur nga Barcelona, përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare të klubit.

Klubi katalunas bëri të ditur se nga sezoni i ardhshëm, stadiumi i tyre do të quhet “Spotify Camp Nou”

Vlen të përmendet se Barça nga kjo marrëveshje do të përfitojë 237 milionë funte.

Emri “Spotify” do të shfaqet në pjesën e përparme të fanellave të ekipit për meshkuj dhe femra duke filluar nga sezoni 2022/23.

Gjithashtu, emri i kësaj kompanie do të shfaqet edhe në veshjet e stërvitjeve.


(Kosova Sot Online)