Artan Govori sulmohet fizikisht nga Agim Ademi

  • A.P /
  • 16 March 2022 - 14:57
Artan Govori sulmohet fizikisht nga Agim Ademi

Sipas informatave të fundit, thuhet se një përleshje ka ndodhur brenda ambienteve të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi e ka sulmuar fizikisht zyrtarin e FFK-së, Artan Govori.

Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin e ndodhur në FFK.

“Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhur në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës për “Kanal 10”.

(Kosova Sot Online)