Eliminimi rëndon, Mancini e mendon dorëheqjen nga Italia

  • S.A /
  • 25 March 2022 - 09:50
Eliminimi rëndon, Mancini e mendon dorëheqjen nga Italia

Italia nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Botëror. Kampioni aktual i Evropës është mposhtur në play-off nga Maqedonia e Veriut në sekondat e fundit të ndeshjes.

Goli i fitores 0:1 erdhi në minutën e 90+2 nga Trajkovski, i cili heshti “Renzo Barberan” e stërmbushur me italianë. Gol ky që dërgon Maqedoninë e Veriut në finalen e play-offit ku do të përballet me Portugalinë.

Fituesi i atij takimi do të kualifikohet në Kampionatin Botëror që luhet në fund të vitit.

E eliminimi rëndon shumë për trajnerin, Roberto Mancini i cili po e mendon dorëheqjen nga ekipi. Ai tha se do ta bëjë publik vendimin e tij pas ndeshjes ndaj Turqisë.

Fabio Cannavaro, Marcello Lippi dhe Claudio Ranieri janë emrat e mundshëm për ta zëvendësuar Mancinin.

(Kosova Sot Online )