
Kjo kombëtare i bashkohet Kosovës në grupin 2 në Ligën e Kombeve

Sonte u zhvilluar edhe ndeshje mes Qipros dhe Estonisë, e cila e përcaktonte ekipin që do të vazhdojë në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Estoni u mbyll pa gola, kurse Qipro arriti të fitonte 2:0 në shtëpi, edhe pse ishte me një lojtar më pak
Tzionis në minutën e 19-të dhe Sotiriou në të 51-tën ishin golashënuesit.
Kështu, Qipro vazhdon në Ligën C dhe do të jetë në grup me Kosovën, Irlandën Veriore dhe Greqinë.
Ndërkohë, Estonia do të luajë në Ligën D, me Maltën dhe San Marinon.
(Kosova Sot Online)