Autobusi i Egjiptit u sulmua me gurë në Senegal

  • A.P /
  • 30 March 2022 - 15:19
Autobusi i Egjiptit u sulmua me gurë në Senegal

Egjipti e pësoi tmerrin mbrëmë në Senegal, ku u mposht dhe mbeti pa u kualifikuar në Kampionat Botëror.

Por, rezultati doli në plan të dytë në krahasim me ato çka i ndodhën kontingjentit egjiptian.

Tifozët senegalezë e fyen keq mbi të gjitha yllin egjiptian, Mohamed Salah, i cili u pengua edhe tek penalltia pasi u shqetësua me laser në fytyrë.

Ndër të tjera, pas humbjes së ndeshjes vendimtare, Egjipti pësoi fyerje raciste nga tifozët senegalezë.

(Kosova Sot Online)