Yjet botërorë të futbollit që do të mungojnë në Kupën e Botës

  • A.P /
  • 30 March 2022 - 17:36
Yjet botërorë të futbollit që do të mungojnë në Kupën e Botës

Mohamed Salah ka qenë një nga lojtarët më të mirë në botë këtë sezon. Erling Haaland është ndoshta i riu më i vlerësuar në botë.

Gianluigi Donnarumma u votua si lojtari më i mirë në Kampionatin Evropian të verës së kaluar. Dhe çfarë tjetër ka për të thënë për Zlatan Ibrahimovic?

Çfarë i lidh të gjithë këta yje? Asnjëri prej tyre nuk do të luajë në Kupën e Botës të këtij viti në Katar.

Kualifikimi për turne po i afrohet fundit dhe ka disa lojtarë të profilit të lartë që tashmë e dinë se do të mungojnë në eventin më të madh të futbollit gjatë nëntorit dhe dhjetorit.

Lista e yjeve që do të mungojnë në Kupën e Botës:

Mohamed Salah (Egjipt)

Erling Haaland (Norvegji)

Zlatan Ibrahimovic (Suedi)

Gianluigi Donnarumma (Itali)

Luis Diaz (Kolumbi)

Riyad Mahrez (Algjeri)

Jan Oblak (Slloveni)

(Kosova Sot Online)