E akuzon ish-bashkëlojtari: Ozil kishte probleme me të gjithë

  • S.A /
  • 31 March 2022 - 10:22
E akuzon ish-bashkëlojtari: Ozil kishte probleme me të gjithë

Mesut Ozil u nda së fundmi me Fenerbahçen. Futbollisti gjerman me prejardhje turke u la i lirë nga klubi turk pai kishte një fjalosje me trajnerin e tij. Por, duket se ish-përfaqësuesi gjerman nuk kishte probleme vetëm tek gjiganti turk. Ish-bashkëlojtari i tij tek Arsenali, Nacho Monreal nuk ka mbetur i befasuar me këtë rast.

36 vjeçari ka zbuluar se Ozil nuk ishte i rehatshëm as gjatë eksperiencës që e pati në “Emirates Stadium”.

Ai u la i lirë para kohe nga Kombëtarja gjermane, e më pas nuk e donte më në ekip as Arsenali, për të përfunduar në Fenerbahçe, ku po ashtu u la i lirë.

Pra, nga viti 2018 karriera e mesfushorit ofanziv kishte “rënie të lirë”.

“Problemi i tij është se ai ka probleme me të gjithë”, deklaroi futbollisti spanjoll për magazinën futbollistike britanike “FourFourTwo”.

“Trajneri Emery dëshironte ta rindërtonte dhe ta bënte atë një lider. Por, kjo nuk funksionoi”, vazhdoi 36 vjeçari, i cili kishte luajtur me Ozilin në Arsenal në periudhën 2013-2019.

“Ozil ishte njëri prej lojtarëve më të mirë, gjithashtu njëri prej më të paguarve. Mirëpo, në Arsenal e panë që ai nuk ishte niveli të cilin po e prisnin”, përfundoi Monreal.

33 vjeçari ka mbetur pa klub dhe gjatë verës do ta kërkojë një angazhim.

Edhe pse kualitetin e ka ende në këmbët dhe kokën e tij, kjo nuk është e mjaftueshme kur shkakton probleme dhe kur bëhet problem për skuadrën. 

(Kosova Sot Online )