Të zbardhet lista me përfituesit nga 230 mil euro të ndara në emër të subvencionimit të qytetarëve dhe bizneseve në krizë pandemie

Të zbardhet lista me përfituesit nga 230 mil euro të ndara në emër të subvencionimit të qytetarëve dhe bizneseve në krizë pandemie

Gani Qarri

  • 31 March 2022 - 07:33

Shkruan: ANALISTI – Gani Qarri

 Qeveria e di se duhet dhe është e obliguar të tregohet transparente para qytetarit.Madje llogaridhënia ligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative, kanë qenë premtime e zotime në fushatën elektorale nga partia në pushtet, e cila në vitin e parë të qeverisjes nuk është etiketuar dhe nuk është kapur në skandale, prandaj edhe tani në ballafaqim me qytetarët dhe me opozitën duhet ta mbaj premtimin dhe zotimin e dhënë publikisht, për ta vazhduar dhe forcuar besimin, në vend të humbjes së tij.

 Duke pasur parasysh faktin se një ministre si ajo e "drejtësisë" që edhe nga pozita e saj legjislative dhe shtetërore, ka luksin të vizitoj të akuzuarit për krime lufte dhe vrasjen e shqiptarëve, lindin dyshime të mëdha për sinqeritetin e njëmendtë të Qeverisë aktuale dhe ministrave të saj të cilët, në njërën anë e kanë gojën plot ligj e drejtësi, ndërsa në anën tjetër, kolaborojnë, koketojnë dhe vetngushëllohen me të akuzuarit për krime dhe paligjësi. Ndaj edhe mënyra e shpenzimit dhe fusha e destinimit të  230 milion eurove të ndara nga Qeveria e Kosovës  në vitin e kaluar dhe gjatë  këtij viti,në emër të asistencës  për  bizneset dhe qytetarët,  shtresat e rrezikuara dhe  të kategorive të tjera sociale, do të ishte e nevojshme që si shtet demokratik, të bëhet publike dhe transparente për opinioini dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, ngase në ministra të tillë, të cilët ndryshe fasin dhe ndryshe veprojnë, nuk mund të ketë besueshmëri të plotë.  

Megjithëse Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se për tejkalimin e krizës së rritjes së çmimeve në tre muajt e fundit janë ndarë hiq më pak se 230 milionë euro, as deklarata e ti, nuk ka kaluar pa u diskutuar në Kuvend. Për aq më tepër deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, duke kërkuar transparencë publike, ka  thënë se Qeveria Kurti nuk ka guximin që t’i publikoj listat se kënd e ka subvencionuar dhe kush janë përfituesit e mëdhenj me emër e mbiemër që kanë përfituar. Kurse pas kësaj  atmosfere të debatit, zonja Bajrami ka postuar edhe  një status  në profilin e saj në Facebook, duke i kërkuar ministrit Murati ta publikojë listën e 50 top përfituesve të 230 milionë eurove, pasi që çdo taksapagues i këtij vendi ka të drejtë të dijë kush ka përfituar në vitin 2021 nga 230 milionë eurot e ndara nga Qeveria. 

Kështu që deputetja në fjalë, ka tërhequr vërjejten se nëse Qeveria nuk i publikon listat dhe emra, ajo vet do ta publikojë listën e 50 top përfituesve të këtyre 230 milionë eurove. Qeveria e di se duhet dhe është e obliguar të tregohet transparente para qytetarit. Madje llogaridhënia ligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative, kanë qenë premtime e zotime në fushatën elektorale nga partia në pushtet, e cila në vitin e parë të qeverisjes nuk është etiketuar dhe nuk është kapur në skandale, prandaj edhe tani në ballafaqim me qytetarët dhe me opozitën duhet ta mbaj premtimin dhe zotimin e dhënë publikisht, për ta vazhduar dhe forcuar besimin, në vend të humbjes së tij.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".