
Llapi nuk e di se ku të udhëtojë nesër për të luajtur me Prishtinën!

Derisa Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po shkon në proces zgjedhor duke u thirrur në suksese të mëdha të arritura, duke e përmendur në vazhdimësi instalimin e VAR-it në futbollin kosovar, e po ashtu duke premtuar instalim të ndriçimit që ndeshjet e Superligës së Kosovës të zhvillohen në mbrëmje, gjendja reale në futbollin kosovar lë mjaft për të dëshiruar.
Këtë më së miri e konfirmon ndeshja e nesërme e planifikuar për tu zhvilluar në mes Prishtinës dhe Llapit, në kuadër të xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës. Ndonëse bëhet fjalë për një përballje të rëndësishme, në mes dy skuadrave ndër më të mëdha, as edhe vetëm 24 orë para fillimit lojës, nuk dihet se ku do të zhvillohet ky takim
Klubi i Llapit, e din se do të luajë nesër si mysafir i Prishtinës, por nuk e din se ku të udhëtojë. “Ndeshja e radhës në BKT Superligë ndaj FC Prishtina, nesër, e shtunë më 2 prill nga ora 14:00. *Për vendin e zhvillimit të ndeshjes ende nuk kemi konfirmim zyrtar nga ana e nikoqirit dhe si klub jemi në pritje për vendin e zhvillimit të ndeshjes!”, thuhet në faqen zyrtare të Llapit në “Facebook”.
(Kosova Sot Online)