Araujo – Barça, futbollisti flet për të ardhmen

  • S.A /
  • 04 April 2022 - 09:18
Araujo – Barça, futbollisti flet për të ardhmen

Ronald Araujo nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Natyrisht, qendërmbrojtësi stabil është i interesuar ta vazhdojë eksperiencën në “Camp Nou”, por ai nuk është ende i bindur me ofertën që ia ka bërë gjiganti katalunas. Për këtë punë, palët do të diskutojnë sërish për t’u munduar që ta gjejnë gjuhën e përbashkët. Futbollisti jug-amerikan ndërkohë ndihet krenar që është pjesë e “Blaugrana”.

“Këtë javë e kemi një takim për të diskutuar për kontratën. Shpresoj që do të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të vazhdoj të luaj për shumë vite në këtë klub. Jam optimist”, deklaroi futbollisti, njofton ‘ActualiteBarça”. “Jam shumë krenar që jam lojtar i Barcelonës, jam i lumtur. Po punojmë në këtë drejtim (për vazhdimin e kontratës)”, përfundoi Araujo. Ai, së bashku me Gavin dhe Dembelen janë tre lojtarët për të cilët Barça po punon që t’i bindë për ta vazhduar kontratën. Por, gjiganti katalunas nuk e ka ndërmend t’ua ofrojë atyre rrogat astronomike pasi nuk ka mundësi financiare. 

(Kosova Sot Online )