Diogo Jota nuk e mbanë të shkruar emrin e vërtetë në fanellë, arsyeja është interesante

  • A.P /
  • 10 April 2022 - 10:26
Diogo Jota nuk e mbanë të shkruar emrin e vërtetë në fanellë, arsyeja është interesante

Mund të befasohen disa tifozë të Liverpoolit, por Diogo Jota nuk është emri i vërtetë i sulmuesit.

Jota, i cili ka shënuar 33 gola në 71 ndeshje për Liverpoolin që kur u transferua nga Wolvesi në vitin 2020, njihej me një emër krejtësisht tjetër kur ishte më i ri

25-vjeçari, i lindur në zonën Massarelos të Portos në vitin 1995, u quajt Diogo Jose Teixeira da Silva nga prindërit e tij.

Kur filloi karrierën e tij si futbollist, ai kërkoi që emri “Diogo J” të vendosej në fanellën e tij, për t’u dalluar nga lojtarët e tjerë në skuadër me mbiemrin Silva, që është mbiemri më i zakonshëm në Portugali.

Në portugalisht, shkronja “J” shqiptohet në të njëjtën mënyrë siç thuhet emri i Jotas.

Shqiptohet me një “J” të fortë, ndryshe nga Spanja ku emri Jota do të shqiptohej me një tingull të shkronjës “H”, siç është rasti me ish-mesfushorin e Brentfordit, Birminghamit dhe Aston Villas, Jota.

Pasi sulmuesi portugez e vendosi shkronjën “J” prapa në fanellën e tij, ajo përfundimisht u bë një pseudonim me shokët e tij të skuadrës.

Kur Jota kaloi te Wolvesi për herë të parë si i huazuar nga Atletico Madridi në vitin 2017, ai e veshi fanellën me mbiemrin “Silva” në vend të “Diogo J” të zakonshme.

Klubi anglez pastaj e zbuloi se kjo ndodhi sepse rregullat e EFL-së thanë se të gjithë lojtarët duhet të kenë mbiemrin e tyre të vërtetë në fanellën e tyre.

Pasi Wolvesi u promovua në Premierligë në sezonin 2018-19, Jota u lejua përsëri të përdorë pseudonimin e tij të preferuar, të cilin ai vazhdon ta ketë edhe sot e kësaj dite te Liverpooli, por edhe te Kombëtarja e Portugalisë. 

(Kosova Sot Online)