Malisheva e mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj Prishtinës

  • A.P /
  • 10 April 2022 - 14:30
Malisheva e mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj Prishtinës

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Prishtinës dhe Malishevës.

Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt, teksa pjesa e parë është mbyllur me epërsinë 0:1 të Malishevës.

Mërgim Pefqeli shënoi për mysafirët në minutën e 44-t

Vlen të theksohet se paraprakisht për Prishtinën shënoi Otto John, por që goli i tij u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtëloje.

(Kosova Sot Online)

Kjo ndeshje i takon javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll