Prishtina shënon fitore ndaj Malishevës

  • A.P /
  • 10 April 2022 - 15:39
Prishtina shënon fitore ndaj Malishevës

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Malishevës në ndeshjen e javës së 28-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt, ka përfunduar me rezultatin 3:2.

Gauthier Mankenda (59’), Leotrim Kryeziu (69’) dhe Otto John (89’) shënuan golat e fitores për kampionin në fuqi.

Kurse, Mërgim Pefqeli (44’) dhe Dren Kryeziu (76’) shënuan për mysafirët.

Prishtina renditet e pesta me 38 pikë, katër më shumë se Malisheva që renditet e shtata. 

(Kosova Sot Online)