La Liga: Pirati Vedat Muriqi e ka një plan

  • A.P /
  • 11 April 2022 - 15:54
La Liga: Pirati Vedat Muriqi e ka një plan

Vedat Muriqi po vazhdon të jetë protagonist dhe i përmendur në Spanjë.

Sulmuesi kosovar e ndihmoi Mallorcën në fitoren e madhe ndaj Atletico Madridit.

Prizrenasi realizoi nga penalltia në pjesën e dytë për t’ia siguruar tri pikë ekipit ishullor, i cili tash po sheh dritë dhe i rriten gjasat për t’ju shmangur rënies nga liga.

E La Liga përmes faqes zyrtare në Instagram e ka bërë një postim për futbollistin në pronësi të Lazios, të cilin e ka bërë një pirat shpëtimtar.

“Pirati Vedat Muriqi e ka një plan: ta shpëtojë Mallorcan”, shkruan në grupin zyrtar të La Ligas.


(Kosova Sot Online)