Juventusi e kërkon yllin e Realit si zëvendësues të Dybalas

  • A.P /
  • 11 April 2022 - 17:10
Juventusi e kërkon yllin e Realit si zëvendësues të Dybalas

Edhe Juventusi raportohet se është futur në garë për transferimin e Marco Asensios.

Kontrata e spanjollit me klubin nga Madridi skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, por ai pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti.

Së fundi u raportua se Milani ka nisur bisedimet për transferimin e Asensios, por “Rossonerët” tani duket se po përballen edhe me konkurrencën nga Juventusi.

Sipas “Fichajes”, “Zonja e Vjetër” ka shprehur interesim për 26-vjeçarin.

Klubi nga Torino thuhet se e sheh Asension si zëvendësues ideal të Paulo Dybalas, i cili do të largohet si lojtar i lirë gjatë verës.

Real Madridi thuhet se kërkoj së paku 25 milionë euro për Marco Asension. 


(Kosova Sot Online)