Besiktas merr vendim për Pjanicin, i cili është i huazuar te skuadra turke nga Barcelona

  • A.P /
  • 11 April 2022 - 18:58
Besiktas merr vendim për Pjanicin, i cili është i huazuar te skuadra turke nga Barcelona

Miralem Pjanic pritet të rikthehet te Barcelona pas përfundimit të sezonit aktual.

Mesfushori boshnjak u huazua te Besiktasi nga kataluansit në vitin e kaluar, teksa marrëveshja e huazimit përfundon më 30 qershor.

Sipas “Diario Sport”, klubi turk ka marrë një vendim tashmë për Pjanicin

Besiktasi thuhet se nuk do të tentojnë ta zgjasin marrëveshjen e huazimit, por as që ta blejnë atë përfundimisht.

Kësisoj, 32-vjeçari do të rikthehet edhe një herë tjetër në “Camp Nou”.

Miralem Pjanic ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2024. 


(Kosova Sot Online)