Sërish përballë njëri-tjetrit, Man City dhe Liverpooli sot synojnë finalen

  • S.A /
  • 16 April 2022 - 09:42
Sërish përballë njëri-tjetrit, Man City dhe Liverpooli sot synojnë finalen

Sërish përballë njëri-tjetrit, Man City dhe Liverpooli sot synojnë finalen.Një javë pas barazimit 2:2 në Premierligë, Manchester City dhe Liverpooli do të përballen sërish mes vete. Përballja e sotme mes tyre do të jetë në kuadër të fazës gjysmëfinale në Kupën FA. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës nga ora 16:30.

Kujtojmë se edhe faza gjysmëfinale e Kupës FA zhvillohet me vetëm një ndeshje, me fituesin që kalon pastaj në finalen e madhe.

Fituesi nga ndeshja Manchester City – Liverpool në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja Chelsea – Crystal Palace, që zhvillohet nesër.

(Kosova Sot Online )