Nëse dështon ta transferojë Haalandin, Reali e ka zgjedhur alternativën

  • A.P /
  • 18 April 2022 - 15:48
Nëse dështon ta transferojë Haalandin, Reali e ka zgjedhur alternativën

Real Madridi e ka bërë si prioritet të verës që vjen transferimin e Erling Haalandit.

Sulmuesi norvegjez pritet të largohet nga Borussia Dortmundi dhe ai i ka disa oferta nga klubet e njohura evropiane.

“Los Blancos” janë njëri prej tyre, por ish-futbollisti i Salzburgut shihet më afër transferimit në Manchester City.

E nëse kjo ndodh, lideri i La Ligas e ka “Planin B”.

Mediumi “Fichajes” raporton se madrilenët ia kanë vënë syrin sulmuesit Edinson Cavani, i cili do të ishte një opsion ideal i Karim Benzemas.


(Kosova Sot Online)