Kuka bëhet pjesë e Bordit Ekzekutiv të Unionit Evropian të xhudos

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 18:06
Kuka bëhet pjesë e Bordit Ekzekutiv të Unionit Evropian të xhudos

Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka ka bërë të ditur se Unioni Evropian i Xhudos e ka bërë pjesë të Bordit Ekzekutiv kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kukën.

Driton Kuka këtë e bëri të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook

Përveç se pjesë e Bordit Ekzekutiv, Agron Kuka do të jetë edhe drejtori sportiv në këtë union.

“Agron Kuka do jetë pjesë e Bordit Ekzekutiv si dhe Drejtor Sportiv në Bordin e ri të EJU! Urime Presidenti i federatës me 3 Kampione Olimpike! Federata e vetme e Kosovës me 3 të Arta Olimpike vlerësohet në Federatën Evropiane të xhudos! Evropa mirënjohje medaljeve të arta që janë ardh për Kosovën si shtet i Evropes”, shkroi ndër tjera Kuka.

(Kosova Sot Online)