Formacionet zyrtare të sfidës Reims-Lille, Zeneli përballë Zhegrovës

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 18:51
Formacionet zyrtare të sfidës Reims-Lille, Zeneli përballë Zhegrovës

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Reims dhe Lille, e vlefshme për xhiron e 33-të në Ligue 1.

Lille po kalon nëpër një sezon aspak të mirë, marrë parasysh se fitoi titullin sezonin e kaluar

Ata momentalisht gjenden në vendin e nëntë me 48 pikë, me pak gjasa për t’i arritur vendet që dërgojnë në garat evropiane.

Në anën tjetër, Reims gjendet në vendin e 13-të me 37 pikë.

Kjo do të jetë edhe një përballje e dy anësorëve të Kombëtares së Kosovës, Arbër Zenelit të Reims dhe Edon Zhegrovës së Lille.

Të dy ata janë titullarë në këtë përballje, ndërsa Berisha do të jetë në bankën rezervë.

(Kosova Sot Online)