Serena Williams dhe Lewis Hamilton i bashkohen ofertës për blerjen e Chelseat

  • A.P /
  • 21 April 2022 - 16:44
Serena Williams dhe Lewis Hamilton i bashkohen ofertës për blerjen e Chelseat

E ardhmja e Chelseat si një klub futbolli mbetet në dyshim, veçanërisht me Roman Abramovich që ende teknikisht zotëron klubin.

Lewis Hamilton dhe Serena Williams janë bërë pjesë e një oferte për blerje të kryesuar nga Sir Martin Broughton.

Hamilton është shtatë herë kampion bote në Formula 1, ndërsa Williams është ish-nr. 1 i botës në tenis

Në një raport të publikuar nga Sky News, thuhet se të dy Hamilton dhe Williams janë anëtarë të shquar të ofertës së vendosur nga Broughton, i cili përbëhet nga një grup investitorësh të pasur.

Williams dhe Hamilton besohet se kanë premtuar rreth 10 milionë paund secili për ofertën, gjë që do ta lërë strukturën e pronësisë mjaft të fragmentuar nëse kjo ofertë lejohet të përparojë.

(Kosova Sot Online)