Nëna e Mbappes udhëton në Doha për të folur me drejtuesit e PSG-së

  • A.P /
  • 21 April 2022 - 18:14
Nëna e Mbappes udhëton në Doha për të folur me drejtuesit e PSG-së

Telenovela që rrethon të ardhmen e Kylian Mbappe po hyn në episodet e saj të fundit, ku nuk ka asgjë të mbyllur mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germain.

Megjithatë klubi francez po vazhdon t’i bëjë presion atij për rinovim, me nënën e tij që udhëton për në Doha të Katarit.

PSG është optimist se mund ta lidhin Mbappe me një marrëveshje të re dhe realiteti është se kjo vizitë nga nëna e tij mund të jetë potencialisht kyçe në mbylljen e një marrëveshjeje rinovimi.

PSG dëshiron të ketë në skuadrën e tyre sulmuesin francez të paktën për sezonin 2022/23, i cili përkon me Kupën e Botës të Katarit, momenti kurorëzimi i aventurës futbollistike të Katarit.

Një mundësi që është në tryezë mund ta shohë Mbappe të pajtohet me një zgjatje dyvjeçare me PSG -në, për sa kohë që ka një premtim se klubi më pas do të lehtësojë shitjen e tij nëse ai vendos të largohet nga klubi në fund të sezonit të parë. 

(Kosova Sot Online)