Ja sa i kushtoi PSG-së çdo gol i Messit

  • A.P /
  • 21 April 2022 - 19:57
Ja sa i kushtoi PSG-së çdo gol i Messit

Paris Saint-Germain e afroi falas Lionel Messin verën e kaluar, por sipas shumë specialistëve, futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave nuk i përmbushi pritshmëritë dhe po lufton në Parkun e Princave.

Të gjithë prisnin që Messi të shënonte lehtësisht më shumë se 20 gola në Ligue 1, por ai mezi ka shënuar tre gola dhe me të drejtë lind pyetja se sa i kushtoi Parisit secili prej golave ​​të tij.

Nëse shikojmë shifrat e publikuara nga L'Equipe për pagat e lojtarëve në Francë, llogaritja është shumë e thjeshtë. Çdo gol i Messit në Ligue 1 i kushtoi PSG-së dhjetë milionë euro.

Është e vërtetë që Leo ka dhuruar 13 asistime, por ajo që kërkohet prej tij janë golat. Dhe tani për tani nuk i jep dhe në këtë moment me të drejtë mund të thuhet se është një nga “dështuesit” më të shtrenjtë.

Përveç kësaj, paga e tij do të rritet sezonin e ardhshëm, kur do të fitojë 40 milionë euro neto. Presioni do të jetë edhe më i madh atëherë dhe tifozët e PSG-së mund të shpresojnë se ai do të përshtatet dhe se më në fund do të fillojë të luajë në nivelin e pritur.

(Kosova Sot Online)