Xavi: Kjo është një fitore e madhe për të ardhmen e Barcelonës, por ne nuk luajtëm mirë

  • S.A /
  • 22 April 2022 - 09:34
Xavi: Kjo është një fitore e madhe për të ardhmen e Barcelonës, por ne nuk luajtëm mirë

Xavi Hernandez mund të besojë se të luash një stil të caktuar është më e rëndësishme në Barcelonë, megjithatë trajneri spanjoll ishte i lehtësuar kur katalonasit ruajtën epërsinë 1-0 në udhëtim ndaj Real Sociedad, të cilën trajneri e përshkroi si jetike për të ardhmen e tyre.

Ishin, natyrisht, tri pikë që i bënë Blaugranët gjithnjë e më afër sigurimit të një vendi në Ligën e Kampionëve për sezonin 2022/23.

“Jam i kënaqur me tre pikët, është një fitore jetike për të ardhmen e skuadrës dhe klubit”, deklaroi Xavi në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

Megjithatë, ai tha se nuk është i kënaqur me lojën dhe tha se i duhet të përmirësohen ende.

“Nuk jam i kënaqur me lojën. Ne vuajtëm në pjesën e dytë. Duhet të jemi të sinqertë dhe vetëkritikë. Nuk kemi luajtur mirë dhe duhet të përmirësohemi”, tha Xavi.

Kosova Sot Online )