Real Madridi ka gati kontratën e re për Militaon

  • A.P /
  • 22 April 2022 - 21:43
Real Madridi ka gati kontratën e re për Militaon

Real Madridi raportohet se e ka bërë gati kontratën e re për Eder Militaon.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, klubi madrilen do t’i ofrojë kontratë të re me kushte të përmirësuara. Sipas tij, marrëveshja mes palëve mund të arrihet në javët e ardhshme,

24-vjeçari me kontratën e re parashihet të ketë rritje të pagës.

Pas largimit të Sergio Ramosit dhe Raphael Varanes, qendërmbrojtësi brazilian u shndërrua në një futbollist kyç te “Los Blancos”.

Nën urdhërat e Carlo Ancelottit, Militao deri më tani ka regjistruar 44 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me dy gola dhe tre asistime.

Kontrata aktuale e Eder Militaos me Real Madridin skadon më 30 qershor 2025. 

(Kosova Sot Online)