Barcelona në mesin e katër klubeve të interesuara për Di Marian
Barcelona raportohet se është në mesin e katër klubeve të interesuara për Angel Di Marian.
Reprezentuesi argjentinas pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë afatit kalimtar të verës.
Kontrata e Di Marias me PSG-në skadon më 30 qershor, që nënkupton se ai mund të largohet si lojtar i lirë nga “Parc des Princes”.
Sipas “TyC Sports”, Barcelona ka shprehur interesim për ish-futbollistin e Real Madridit, por për të siguruar shërbimet e tij ka një konkurrencë të fortë.
Juventusi, Atletico Madridi dhe Benfica, besohet se janë tri klubet tjera të interesuara për 34-vjeçarin.
(Kosova Sot Online)
