Nisin kontaktet e para, gjiganti italian e dëshiron Jorginhon

  • A.P /
  • 26 April 2022 - 17:20
Nisin kontaktet e para, gjiganti italian e dëshiron Jorginhon

Juventusi raportohet se ka kontaktuar përfaqësuesit e Jorginhos për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm të lojtarit në Torino.

“Zonja e Vjetër” thuhet se po planifikon një revolucion në skuadër gjatë afatit kalimtar të verës.

Juventusi thuhet se e sheh Jorginhon si lojtarin ideal për të forcuar mesfushën për sezonin e ri. Dhe, sipas “Calciomercato”, klubi italian ka qenë në kontakt me agjentët e mesfushorit të Chelseas, ku është biseduar rreth një transferimi të mundshëm

30-vjeçari thuhet se është i hapur për një rikthim në Itali, atje ku kishte luajtur te Hellas Verona e Napoli.

Jorginho ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2023, por gjasat besohet se janë të mëdha që ai të largohet këtë vit.

(Kosova Sot Online)