Rikthehet Ansu Fati, dy sulmues tek Barça janë “tepricë”

  • A.P /
  • 02 May 2022 - 15:46
Rikthehet Ansu Fati, dy sulmues tek Barça janë “tepricë”

Ansu Fati u rikthye më në fund në ekipin e Barcelonës pas 101 ditësh pauze, shkaku i lëndimit.

Tash e tutje, trajneri Xavi Hernandez do ta ketë në dispoziocion edhe një sulmues, i cili shihet si e ardhme e gjigantit katalunas.

“Është një lojtar special, për momentin e shoh më shumë si një ‘9’ sesa në krahë. I mungon ritmi, por jam i lumtur për të”, ka thënë Xavi pas rikthimit të sulmuesit të ri në fitoren 2:1 ndaj Mallorcan fundjavën që shkoi

Kjo nënkupton se dy sulmues janë “tepricë” tek Barcelona dhe se ata duhet të largohen gjatë verës.

Pierre-Emerick Aubemeyang është i paprekshëm, njëjtë si Ferran Torres e Adama Traore.

Gjithashtu, Barça po planifikon ta marrë edhe një sulmues, i cili mund të jetë Robert Lewandowski.

Prandaj, më shumë gjasa për t’u larguar nga “Camp Nou” kanë sulmuesit holandezë, Memphis Depay dhe Luuk de Jong. 


(Kosova Sot Online)