Andrea Pirlo drejt rikthimit?

  • S.A /
  • 03 May 2022 - 08:32
Andrea Pirlo drejt rikthimit?

Andrea Pirlo mund të rikthehet së shpejti në rolin e trajnerit, sipas Gianluca Di Marzio.

Ish-trajneri i Juventusit mund të marrë drejtimin e Spezias, pasi klubi italian ka shprehur interesim për të. Trajneri aktual, Thiago Motta, thuhet se do të largohet nga Spezia pas përfundimit të këtij sezoni, teksa Pirlo është emri i trajneri favorit për zëvendësimin e tij.

42-vjeçari është i lirë që nga maji i vitit 2021, kur u largua nga Juventusi.

Para skuadrës së parë, Pirlo kishte drejtuar skuadrën U23 të Juventusit. 

(Kosova Sot Online )