Barcelona dhe Manchester City në bisedime për një shkëmbim

  • A.P /
  • 06 May 2022 - 19:46
Barcelona dhe Manchester City në bisedime për një shkëmbim

Barcelona pritet të jetë shumë aktive në afatin kalimtar të verës, me katalunasit që pritet të bëjnë shumë ndryshime në skuadër.

Por njëri nga futbollistët që rrezikon largimin është Frenkie de Jong, një lojtar që do t’i siguronte klubit një shumë prej rreth 80 milionë euro.

Por Barcelona mund ta shkëmbejë holandezin, pasi gjiganti katalunas është në bisedime me atë anglez Manchester City.

De Jong është dëshira e madhe e Pep Guardiolës për mesfushën duke parë se Fernandinho do të largohet dhe Ilkay Gundogan ka kontratë vetëm deri në vitin 2023.

City është gati ta paguajë shumën prej 80 milionë eurove për sulmuesin, por Barcelona ka shprehur interesim për Bernardo Silvën i cili  pëlqehet shumë nga trajneri Xavi Hernandez.

Mundo Deportivo ka raportuar se dy skuadrat tanimë janë në bisedime për një shkëmbim të bujshëm të dy mesfushorëve.

(Kosova Sot Online)