
Arsenali regjistron fitoren e katërt radhazi

Arsenali ka regjistruar edhe fitoren e katërt radhazi, duke bërë kështu një tjetër hap të madh drejt sigurimit së pozitës së katërt, e cila ia siguron pjesëmarrjen për në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta shënoi fitore ndaj Leeds United.
Ndeshja e zhvilluar sot në “Emirates Stadium” përfundoi me rezultatin 2:1
Eddie Nketiah shkëlqeu në këtë ndeshje, duke shënuar të dy golat e fitores për “Topçinjtë”.
Sulmuesi anglez shënoi në minutat 5 dhe 10. Kurse, golin e vetëm për mysafirët e shënoi Diego Llorente në minutën e 66-të.
Arsenali pas kësaj fitore ka 66 pikë në pozitën e katërt në tabelë, me katër pikë më shumë se Tottenham Hotspur, që renditet një pozitë më poshtë.
Leeds United ndodhet në pozitën e 18-të me 34 pikë.
(Kosova Sot Online)