Mediumi serb e lartëson ish-boksierin kosovar Xhevdet Peci, i cili vdiq dje

  • A.P /
  • 10 May 2022 - 18:15
Mediumi serb e lartëson ish-boksierin kosovar Xhevdet Peci, i cili vdiq dje

Për vdekjen e ikonës së boksit kosovar, Xhevdet Pecit, kanë shkruar edhe mediat serbe.

Ish-kampioni i shumëfishtë në ish-Jugosllavi vdiq të hënën në moshën 67-vjeçare.

Mediumi serb “Informer” ka shkruar sot për vdekjen e Pecit. Ky medium lartësoi ish-boksierin nga Mitrovica.

“Iku një nga më të mëdhenjtë! Ka ndërruar jetë Xhevdet Peci, një nga boksierët më të njohur të ish-Jugosllavisë”, thuhet në artikullin e publikuar sot.

(Kosova Sot Online)