Përfaqësuesit e Manes në bisedime me gjigantin evropian

  • A.P /
  • 26 May 2022 - 20:06
Përfaqësuesit e Manes në bisedime me gjigantin evropian

Bayern Munichi raportohet se ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e Sadio Manes.

Pasi Serge Gnabry dhe Robert Lewandwoski janë të lidhur me largime nga “Allianz Arena”, kampioni gjerman pritet të jetë aktiv në afatin kalimtar të verës.

“Bild” ka raportuar këtë të enjte se “Bavarezët” kanë biseduar me përfaqësuesit e senegalezit për të diskutuar rreth mundësisë për të nënshkruar me anëtarin e Liverpoolit.

Kontrata e Manes me Liverpoolin skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm dhe kjo mund ta “detyrojë” klubin anglez që të lejojë largimin e tij këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero në vitin 2023.

“Të Kuqtë” dhe 30-vjeçari pritet të zhvillojnë bisedime mbi të ardhmen pas finales së Ligës së Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)