A duhej anuluar goli i Vinicius Junior?

  • A.P /
  • 29 May 2022 - 12:49
A duhej anuluar goli i Vinicius Junior?

Real Madridi është mbreti i ri i Evropës. “Los Blancos” e kanë fituar për të 14-tën herë Ligën e Kampionëve, duke e dëshmuar veten si ekipi më i mirë në Evropë.

Real Madridi triumfoi minimalisht 0:1 ndaj Liverpoolit, duke e përmbyllur në formë fantastike sezonin 2021/22

Në minutën e 59-të, një pasim i bukur i Valverdes e gjeti të lirë krejtësisht Vinicius Juniorin, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Megjithatë, disa pamje që po qarkullojnë sot, kanë vënë në pikëpyetje se a ishte valid goli i shënuar.


Aty shihej se Benzema ishte inkuadruar në aksion.

(Kosova Sot Online)